HomeSport

Real Madrid, Solari konfirmohet në pankinë

Katër fitoret radhazi, që “Los Blancos” arritën nën drejtimin e Solarit, bindën presidentin Florentino Perez që ta konfirmojnë atë në stolin e kampionëve në fuqi të Europës, madje në Spanjë po flitet se klubi “merengues” ka bërë gati për të një kontratë deri në vitin 2020.

Santiago Solari e mori drejtimin e Realit të Madridit pas humbjes poshtëruese 5-1 të “galaktikëve” në “El Clasico”-n me Barcelonën në “Camp Nou”, më 28 tetor.

Fillimisht u mendua se ish-trajneri i Real Madrid B do të qëndronte përkohësisht në këtë detyrë, por në dy javë ai arriti të bindë futbollistët, tifozët dhe drejtuesit e klubit, me stilin e lojës e sidomos rezultatet.

Federata spanjolle e Futbollit konfirmoi qëndrimin e Solarit në stol për agjencinë e lajmeve AFP, kur theksoi se nuk ka asnjë problem për këtë çështje, pasi Reali i Madridit mendoi për kontratën e trajnerit. Sipas rregullores së Federatës spanjolle, një trajner i komanduar nuk mund të qëndrojë në skuadër për më shumë se 14 ditë.

Pas 5 humbjeve në 7 ndeshje me Lopeteguin në stol, Reali ka regjistruar 4 fitore në po kaq ndeshje me Solarin, me një bilanc prej 15 golash të shënuar dhe 2 të pësuar. Bëhet fjalë për nisjen më të mirë të një trajneri në 4 sfidat e para në historinë e Realit të Madridit.


TË NGJASHME