HomeSport

Real Madridi realizon marrëveshje e shumëpritur me Rabiotin

Real Madrid besohet se ka arritur marrëveshje me Adrien Rabiot e Paris Saint-Germainit, përkundër interesimit që Barcelona e kishte shprehur për francezit që pothuajse një vit.

Risultati immagini per adrien rabiot

E përditshmja spanjolle, AS, pretendon se mesfushori francez, Adrien Rabiot, është duke udhëtuar drejt kryeqytetit spanjoll pasi arriti marrëveshje me drejtorët e Real Madridi.

Risultati immagini per adrien rabiot

Real Madridi do të mund ta përforcojë skuadrën madrilene me Rabiotin pa ia paguar asnjë cent PSG-së, pasi që kontrata e Rabiotit përfundon këtë verë dhe ai nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratë të re.

Risultati immagini per adrien rabiot

Gazeta angleze, The Sun, kishte raportuar se pasi që negociatat mes Barcelonës dhe Rabiotit kishin qenë më të gjata sesa ishte pritur, edhe Manchester United, Chelsea e Arsenali e kishin pasur mundësinë t’i bënin ofertë Rabiotit. Megjithatë, duket se Real Madridi do të jetë klubi që do ta marrë Rabioti këtë verë. Francezi do të duhet të garojë me lojtarë si Toni Kroos dhe Luka Modrici për ta zënë një vend në mesfushën e Real Madridi.


TË NGJASHME