HomeSport

Real Madridit për Bale-n: 2.3 milionë euro për gol

Që kur futbollisti uellsian u transferua në Santiago Bernabeu në vitin 2013, Real Madridi i ka investuar plot 236 milionë euro gjatë gjashtë vjetëve të tij në Spanjë.

Gareth Bale u transferua në Real Madrid nga Tottenham në vitin 2013 për një shumë prej 101 milionë eurosh. Në fund të këtij sezoni, uellsiani do t’i bëjë gjashtë vjet karrierë në Madrid edhe pse po spekulohet që ky do të jetë viti i tij i fundit.

Image result for bale

Bale i ka shënuar 102 gola për klubin madrilen, që rezulton se i ka fituar 2.3 milionë euro për çdo gol.

Related image

Për pjesën më të madhe të tifozëve të Real Madridi, sezoni i parë i Bale me Real Madridin ishte më i mirë, pasi që uellsiani arriti t’i shënojë 22 gola në 44 ndeshje gjatë sezonit 2013/14. Sezoni më i keq i tij ishte sezoni 2016/17, kur i shënoi vetëm nëntë gola në 27 ndeshje.


TË NGJASHME