HomeSport

Reali triumfon ndaj Villareal, thyen rekordin negativ

Reali Madrid, kthehet te fitorja edhe pse jashtë çdo lloj kompeticioni këtë vit. Fitorja erdhi si një shenjë për të thyer rekordin më negativ në historinë e klubit. Skuadra e Zidane, arriti të fitonte 3-2 në fushën e Villareal, duke blinduar kështu edhe vendin e tretë në La Liga. Dopieta e Mariano Diaz dhe goli i Vallejo i dhanë tre pikët madrilenëve, kurse për Villareal shënuan Moreno dhe Kosta.

Bracelona, tanimë që mbylli llogaritë me kampionaitn, është e fokusuar në ndeshjen e kthimit në Champions League. Katalanasit, u mposhtën 2-0 nga Celta Vigo.

I njëti diskutim edhe për Atletico Madrid, që me vendin e dytë të sigurt dhe pa asnjë motivim në këtë fund të sezonit u dorëzua 3-0 në transfertën kundër Espanyol.

Një fitore të rëndësishme në misionin Champions siguroi Valencia, e cila me rezultatin tenistik 6-2 triumfoi në fushën e Huesca të vendit të fundit dhe me biletën e prerë për në një kategori më poshtë.


TË NGJASHME