HomePolitikë

Reforma në Drejtësi, Duma: Kandidatura me anësi politike

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komenton 3 vjetorin e Reformës në Drejtësi.

Duma u shpreh se përtej atyre që shkruhen në letra sot, sipas saj në postet e reformën në drejtësi janë emëruar kandidatura me anësi politike.

Grida Duma: Përtej atyre që shkruhen në letër kemi sot njerëz dhe kandidatura, të emëruar në poste që zënë Reformën në Drejtësi që kanë anësi politike.  E them këtë duke u përmbajtur etikisht ndaj kujtdo personalisht. A mund të përmendim sot emra që nuk kanë zbatuar ligjin e reformës në drejtësi, por Maliqin e ekzistencës së Ramën në influencën ndaj institucioneve të reformës në Drejtësisë dhe ndaj atyre të reja, keq më vjen, por jam e detyruar të përdor emra për sa kohë janë publikë. 

Ish-deputetja demokrate nuk ka pa komentuar edhe rastin e gjyqtarit Ardian Dvorani. Sipas Dumës rasti i Dvoranit është ai i standardit të dyfishtë.

Grida Duma: Kemi Dvorani, i cili në mënyrën më ekzemplare deklaroi që dosjen e tij mungonin rastësisht 10 faqe të deklarimit të pasurisë së tij apo çdo gjë tjetër. Kur ka pasur individë që nuk kanë kaluar vettingun për qindra, mijëra lekë të vjetra. 

Beti Njuma: Rasti Dvorani sipas jush është një rast i standardit të dyfishtë? 

Grida Duma: Padiskutim, i standardit të dyfishtë. Ne nuk mund të çojmë sot pa gjykuar rastin e mandatit të Durrësit, i cili mund të mos gjykohej fare vetëm të mos bëhej kjo lloj farse. 

Nëse ka një palë që është e interesuar për funksionimin e vërtet të Reformës në Drejtësi është Partia Demokratike. Përtej atyre që shkruhen në letër kemi sot njerëz dhe kandidatura, të emëruar në poste që zënë Reformën në Drejtësi që kanë anësi politike.  E them këtë duke u përmbajtur etikisht ndaj kujtdo personalisht. A mund të përmendim sot emra që nuk kanë zbatuar ligjin e reformës në drejtësi, por Maliqin e ekzistencës së Ramën në influencën ndaj institucioneve të reformës në Drejtësisë dhe ndaj atyre të reja, keq më vjen, por jam e detyruar të përdor emra për sa kohë janë publikë.

Opozita shqetësohet se në ketë moment që ajo po vendoset, duhet të kemi kujdes që të mos jenë të mbeturit e sistemit dhe as të mos jenë njerëz që janë shtyrë nga partia në pushtet. Ne kemi denoncuar qartazi dhe haptazi duke bërë denoncime me emra konkret”, tha Duma.

Duma ka shpjeguar arsyen pse ligjin për teatrin dhe atë për arsimin e lartë PD nuk i çoi në Gjykatë Kushtetuese.

Duma: Hapat proceduralë së paku për ligjin për arsimin e lartë dhe atë për Teatrin, në dijeninë e plotë se ç’kishte ndodhur në pararendje me të tjera precedentë me Gjykatën Kushtetuese, të kthimit të tyre do të krijonte një dëm të pashlyeshëm. Ashtu siç na ka ndodhur me 2 – 3 momente para këtyre dy ligjeve, pasi i kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo i ka miratuar ato, ne kemi qenë në kushtet që do t’i çimentonim ato situata dhe do ishin legjitime. Sidomos me ligjin për arsimin e lartë. Arsyeja pse ne kemi kërkuar që këto ngjarje të ndodhin pas implementimit real të reformës në Drejtësi ka qenë që ne të mos bëjmë dëmin final me këto ligje. Kur kemi çuar në kushte të tjera të tjera ligje tek Gjykata Kushtetuese dhe ajo plotësisht e anësuar ndaj pushtetit i ka çimentuar këto situata, ne e dinim që duhet të jemi strategjikë dhe ta lexojmë 3 hapa para situatën.


TË NGJASHME