HomePolitikë

Reforma në drejtësi, Gjonaj mesazh partive politike

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e pranishme në takimin prezantues për ‘Monitorimin e Integritetit Gjyqësor’ ndërsa theksoi se reforma në drejtësi është në rrugën e saj të mbarë, shtoi gjithashtu se palët politike duhet të jenë të bashkuar dhe të lënë ndasitë mes tyre.

“Zbatimi i Reformës në drejtësi është në një moment vendimtar. Sa e rëndësishme ishte ndërtimi i saj, aq e rëndësishme është edhe zbatimi reformës në drejtësi. Zbatimi i saj, pavarësisht pengesave është në rrugën e mbarë dhe nuk ka kthim pas.

Ashtu siç janë të mirëpritura kritikat e shoqërisë civile që kryhen për pasjen e një sistemi të denjë drejtësie për qytetarët. Zbatimi i reformës në drejtësi është një ngjarje historike. Kjo është për tu bashkuar dhe jo për të shkaktuar ndasi politike”, theksoi ministrja Gjonaj.


TË NGJASHME