HomePolitikë

Reforma në Drejtësi, reagon sërish ambasada e SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar sërish në lidhje me Reformën në Drejtësi, në një deklaratë zyrtare të postuar në “Facebook”.

Ambasada shpreh përkushtimin e saj ndaj reformës e cilas sipas saj është kërkesë e popullit shqiptar dhe kërkon që të mos humbasë përqendrimi pasi reforma në drejtësi duhet të ecë përpara.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi.”- shkruan ambasada.

Disa ditë më parë ambasadorja Kim shprehu shqetësimin e saj në Tëitter për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi ndërsa në një dalje për mediat një ditë më vona ajo tha se “ka ardhur koha të mos bëni më lojëra” dhe se Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e BE “pa Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME