HomePolitikë

Reforma në drejtësi/ Soreca: Të mos ketë ngadalësim të këtij rrugëtimi

Në konferencën “Gjithçka për drejtësinë”, që po zhvillohet në Tiranë me ministrat e Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor është i pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

“Padrejtësia në çdo lloj vendi është kërcënim. Një sistem funksional drejtësie është themeli i një demokracie. Jemi krenarë që kemi mbështetur Shqipërinë për Reformën në Drejtësi”, u shpreh ai ndër të tjera.

Më tej shtoi:

“Janë qytetarët shqiptarë ata që i kanë kërkuar këto reforma. Shqiptarët e kanë shpresën te kjo reformë në drejtësi. Shumë pak vende në botë e kanë bërë këtë transformim të thellë. Rreth 100 gjyqtarë dhe prokurorë nuk janë më pjesë e sistemit. Falenderojmë ata gjyqtarë e prokurorë që nuk e humbën busullën e integritetit. Reforma në drejtësi është pjesë e historisë moderne të Shqipërisë”, u shpreh ai për të vazhduar me :

“Të mos ketë ngadalësim në mes të këtij rrugëtimi, do ju qëndrojmë pranë. Nuk ka demokraci të vërtetë pa drejtësi që mbron të drejtat themelore.”


TË NGJASHME