HomePolitikë

Reforma në drejtësi, tjetër mesazh nga ambasadorja e SHBA

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se SHBA-të mbështesin reformën në drejtësi dhe se procesi i saj duhet të vijojë hap pas hapi.

Sipas Yuri Kim, Shqipëria duhet të vazhdoj realizimin e plotë të reformës në drejtësi, pavarësisht pengesave që krijohen gjatë procesit.

Një ditë më parë Kim u bëri një apeli forcave politike, që të ndalonin lojërat dhe të vijonin me përmbylljen e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.

Postimi i ambasadores

“Takimi me Komisionerët Publikë në 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta mbajmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi! Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e njerëzve. Mbështes reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME