HomePolitikë

Reforma, Rama i përgjigjet opozitës: Çfarë ishin ata…

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka folur ndër të tjera edhe për reformën në drejtësi. Duke iu referuar akuzave të opozitës për reformën në drejtësi, ai u shpreh se reforma ka përjashtuar nga sistemi deri tani 60 gjyqtarë dhe prokurorë, që sipas tij e kanë liruar vendin nga një peshë e madhe.


“Kujt është mësuar të flasë dhe recitojë përmendësh edhe në hapësira të ndryshme demokratike të vendeve të BE për peshq të mëdhenj, i duhet dhënë një përgjigje shumë e thjeshtë, çfarë lloj peshqish janë ata që sot janë përjashtuar nga sistemi i Drejtësisë?

Janë të vegjël? Ç ‘peshq kanë pasur ata mbi shpatullat e këtij vendi dhe sa e kanë penguar këtë vend të bëjë një luftë me krimin dhe korrupsionin në proceset hetimore apo gjyqësore?
Dhe përgjigja është shumë e qartë, e kanë penguar jashtëzakonisht shumë duke vënë precedentë të rrezikshme që janë kthyer në normë e duke e kthyer pandëshkueshmërinë në normë.

Mbi 60 gjyqtarë e prokurorë të përjashtuar nga sistemi, që do të thotë se një peshë e madhe është hequr dhe një lehtësim i madh i është bërë procesit të funksionimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë
”, theksoi Rama.


TË NGJASHME