HomePolitikë

Reforma Zgjedhore/ Basha: PD është e vendosur për …

Kreu demokrat Luzim Basha tha se opozita nuk e ka braktisur kurrë reformën  zgjedhore, por se ulja në tryezë një ditë pas prishjes së teatrit, ka qenë e pamundur për opozitën.

Në një dalje për mediat, Basha ka shprehur angazhimin e plotë për përfundimin e reformës.

“Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin do të shkatërronte dhe Reformën Zgjedhore dhe të merrte peng procesin e integrimit tani doli zbuluar. Të gjithë e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë Reformës Zgjedhore dhe integrimin e vendit. PD është e vendosur për t’u dhënë shqiptarëve garanci për kutitë e votimit dhe për të garantuar me votë plebishitare largimin e kësaj të keqeje.

Bashkë me opozitën kemi vendosur, që t’ja mohojmë Edi Ramës këtë plan dinak dhe diabolik dhe tu oforojmë shqiptarëve rrugëdalje nga kriza duke u anagazhuar plotësisht me përfundimin e reformës zgjedhore që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, sepse ky është një proces monitorimi që ka nxjerr zbuluar autorin e varfërimit, shkatërrimit, krizës, që është Edi Rama që duhet të largohet një orë e më parë”, tha Basha.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME