Aktualitet Lajme Politikë

Reforma zgjedhore, ja ku është problemi sipas Braimllarit

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari thotë se 9 kushtet e Bundestagut janë një platformë e vërtetë dhe ajo çfarë kërkon opozita për vendin.

I ftuar në studion e News24, në rubrikën “Opinion”, Braimllari tha se po punohet për një draft final me PD për reformën zgjedhore. Ai theksoi se problemi nuk është tek sistemi por tek vullneti politik.

“Sot problemi më themelor për LSI është zgjidhja sa më shpejtë e kësaj krize të thellë nëpër të cilën po kalon vendi dhe vazhdimi sa më shpejt me proceset integruese.
Zgjidhja e krizës në vend fillon me plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut gjerman që është një platformë e vërtetë e mirëfilltë. Është ajo çka po kërkon opozita dhe pasqyra më reale e asaj çfarë po ndodh në vendin tonë.

Vendimi i 18 tetorit ishte një vendim i cili dëmton drejtpërdrejt aspiratën e qytetarëve të vendit për shkak të kryeministrit. Ai vendim nuk u mor për qytetarët por për qeverinë.
LSI i ka fokusuar të gjitha energjitë e saj në bërjen e një reforme zgjedhore e cila është gjithëpërfshirëse sa i takon palëve dhe plotëson kushtet.
Brenda kushteve të Bundestagut ka 3 kushte të tjera sa i përket reformës zgjedhore. Ka një sistem të kapur totalisht nga maxhoranca. Administrata publike përdoret për të bërë fushatë. Punonjësit e administratës intimidohen dhe nga ana tjetër t’i japim njëherë e mirë zgjidhje çështjes së përfshirjes së krimit të organizuar në fushatë. Po punohet për një draft final me PD për reformën zgjedhore”, u shpreh Braimllari.

Ai tha se grupi i përbashkët i punës me ekspertë po merr në shqyrtim një nga një rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe do kemi një draft përfundimtar që do i bëhet publik qytetarëve.

“Ne patëm këtë sistem dhe në 2013 por pati rotacion pushteti. Zoti Berisha pranoi rezultatin, dha edhe dorëheqjen. Në 2017 patëm probleme se Rama përdori krimin e organizuar, strukturat kriminale që të kompensonte koston e keq qeverisjes. Ne nuk kemi një vendim zyrtar. Ka disa alternativa. LSI nuk ka asnjë lloj shqetësimi sa i përket sistemit.
Nuk është çështje sistemi. Më thoni ju çfarë sistemi duhet të adaptojmë që Edi Rama të mos përdorë krimin? Ka të bëjë kryesisht me vullnetin politik të atij që drejton”, deklaroi Braimllari.

Related posts

Mënyrat më efektive për të parandaluar gripin këtë dimër

Mila

Ndërron jetë ish-i burgosuri që i mbijetoi Spaçit, reagon Basha

Mila

Fustanet e after party-t të çmimeve Oscar qenkan bombë!

Aira news
Na Kontaktoni!