HomePolitikë

Reforma zgjedhore, Gjiknuri i bën thirrje PD-së

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjknuri i bëri thirrje Partisë Demokratike që të bëhet pjesë e kësaj reforme, dhe të propozojë idetë e saj, duke u mbështetur tek rekomandimet e OSBE/ODHIR. Në një deklaratë për mediat Gjiknuri tha se drafti i bërë publik do t’u dërgohet të gjithë aktorëve politikë për diskutime konstruktive.

“Duhet të bëjmë dhe një seancë të dytë që të jenë të pranishëm dhe mediat. Pasi të ezaurojmë diskutimin e plotë të paketës, do t’i miratojmë në parim. Paketa tjetër e dytë ka të bëjë me çështje të administrimit të zgjedhjeve që do të jetë një reformë e tërë e procesit të administrimit të zgjedhjeve. Projekti i parë që u diskutua sot ka pasur propozime radikale, siç është detyrimi që për 6 muaj qeveria të publikojë aktivitetin e saj”, tha Gjinkuri.

Mes të tjerash Gjiknuri tha se: “Jam i gëzuar që PD po e merr seriozisht reformën zgjedhore dhe pse nuk e njohin komisionin e reformës. Por kjo nuk na pengon që të mos vazhdojmë punën. Nëse ata do të paraqesin draftet e tyre, duke ja dhënë dhe OSBE dhe jo neve drejtpërdrejte, pa qenë në komunikim, do bëjmë çmos që çdo propozim i tyre të pranohet, (në përputhje me OSBE/ODHIR). Mbase do të jetë një rast i rrallë që dakordësia do të shtrihet jashtë parlamentit.”.


TË NGJASHME