HomePolitikë

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Lajm i mirë do ishte nëse…

Komisioni i Reformës Zgjedhore zhvilloi mbledhjen e radhës sot ku diskutoi propozimet e ekspertëve që synojnë depolitizimin e KQZ-së dhe procesit të monitorimit dhe numërimit të votave në zgjedhje.

Bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri, tha ne nje konference per mediat pas mbledhjes se propozimet e PD jane te mirepritura.

“Presim cdo lloj propozimi nga PD nga cdo palë e interesuar. Natyrshëm PD është pjesë integrale e këtij komisioni pavarëissht se s’merr pjesë. Ky është proces i hapur e transparent, diskutimet e draftet i vihen në dispozicon publikut”.

Pyetur se cfare do beje ky komision per fenomenin e shitblerjes se votave, Gjiknuri tha se si cdo krim tjeter edhe ky luftohet me politika penale.

“Fenomenet kriminale s’parandalohen nga kodi zgjedhor. Natyra ka bërë që të ketë edhe njerëz që shkelin ligjin. Kjo bëhet me proces transparent. Shit- blerjen e votave e lufton vvetëm procesi penal kur ka raste hetimet të bëhen në kohë, si cdo krim tjetër edhe krimi zgjedhor luftohet me politikë të luftës kundër krimit nga institucionet e ngarkuara nga ligji. Të mos i kthejmë zgjedhjet në mollë sherri”, u shpreh deputeti socialist.

“Nëse ka një marrëveshje që një pjesë e propozimeve të PD të diskuthen në komision kjo do ishte një ngjarje e mnirë për Shqipërinë”, tha ai, kur u pyet lidhur me mundesine e zerimit te punes se komisionit ne rast se do kete nje marreveshje politike me PD.


TË NGJASHME