HomePolitikë

Reforma Zgjedhore, ja çështjet që presin sot miratim

Sot pritet të rinisë puna në tryezën për Reformën Zgjedhore, për të diskutuar një numër çështjesh dhe të ketë vendimarrje politike rreth tyre.

Axhenda e sotme përfshin diksutimin mbi çështjen e periudhës zgjedhore, financimin e fushatës zgjedhore, respektimin e kuotës gjinore, përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe konkretisht, vendosjen e kamerave monitoruese në ambientet e votimit, rolin e Policisë në procesin zgjedhor, aktivizimin e bilbilfryrësve dhe klasifikimin e veprave penale në korrupsion zgjedhor dhe për pasojë trajtimin e tyre nga SPAK.

Çështja e sistemit zgjedhor pritet të jetë përsëri në tryezë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME