HomePolitikë

Reforma Zgjedhore, ja çfarë kërkon opozita

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore kanë propozuar që mbledhja e radhës të mbahet të hënën.

Përfaqësuesit opozitar shprehen se synojnë mbylljen sa më shpejt të reformës. Bëhet me dije se Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim u kanë dërguar një letër përfaqësuesve parlamentarë në këtë grup Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

“Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike. Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete.”- shkruajnë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME