HomePolitikë

Reforma zgjedhore, mblidhet grupi i ekspertëve të LSI

Grupi i ekspertëve të LSI për reformën zgjedhore është mbledhur sot në një tryezë ku po diskuton për rekomandimet e OSBE-ODHIR për zgjedhjet.

Mësohet se janë zgjedhur edhe nëngrupet për secilën çështje. Ndërkohë, përfundimet e mbledhjes do të diskutohen në komisionin e opozitës së bashkuar.

Kujtojmë se opozita nuk ka pranuar që të jetë pjesë e tryezave për reformën zgjedhore, duke mos e njohur punën që aktualisht po bën Komisioni për Reformën Zgjedhore. Një javë më parë opozita ngriti grupin e punës me ekspertë nga të gjitha forcat politike për adresimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore, grup i cili nisi punën në të njëjtën ditë më mbledhjen e komisionit të posaçëm parlamentar për këtë reformë.


TË NGJASHME