HomePolitikë

“Reforma Zgjedhore”/ Meta: Që BE të shënojë një raport pozitiv për ne duhet të …

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave në komunikimin e përjavshëm të së premtes.

Meta ka folur për qëndrimet e tij dhe zhvillimet politike të fundit.

Së pari ai foli për dekretimin e një sërë ligjeve të sjella nga Kuvendi, kalimin apo dhe kthimin e tyre në Kuvend, ndërsa ftoi Kuvendin të vlerësojë kandidaturën e propozuar nga vetë ai për kreun e KLSH.

“Ligjin për pagesat, paraqet disa problematika të theksuara. Adresimi i tyre nga Kuvendi do ofrojë një terren më të sigurt ligjor për ruajtjen e interesit publik.
Me kënaqësi shpalla ligjin për sigurimet shoqërore i cili do të vlerësojë dhe kontributin e dhënë ndër vite nga sportistët.
Këtë javë patëm një komunikim me Kuvendin për eurobondin e ri. Shumë që duan të emetohet, nxitimi më detyruan të mos jepja fillimisht pëlqimin. Reflektimi i Kuvendit për shqetësimet e ngritura dhe praninë e faktit se lidhej me urgjencën që po kalonte vendi bënë që të jepja pëlqimin që çdo transaksion financiar të paraprihet nga një analizë.
Në 26 maj jam njohur dhe me letrën që kreu i Kuvendit më dërgonte për një kandidaturë të re për KLSH. Me një institucion kaq të rëndësishëm nuk do të lejoj të bëhet presion siç ndodhi. Është një mekanizëm rrëmbyes dhe uzurpues i institutcioneve të pavarura. I kam kërkuar dhe kreut të KLSH të mos i bindet asnjë akti apo urdhri që mund të sjellë uzurpimin e këtij institucioni kushtetues. Ftoj Kuvendin të vlerësojë kandidaturën e propozuar nga ana ime”, deklaroi Meta.

Presidenti Meta ka folur edhe për Reformën Zgjedhore, ku shpreson që të dyja palët të arrijnë konsensusin,në mënyrë që BE të shënojë një raport progresi për vendin tonë drejt integrimit europian.

“Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve për Reformën Zgjedhore. Uroj konsensus sa më të shpejtë sepse është detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, që vota e lirë të jetë e lirë dhe e barabartë. Është një detyrim edhe ndaj integrimit europian.

Data 8 qershor është shumë e rëndësishme e uroj që të arrihet sa më shpejt konsensusi, që BE të shënojë një raport pozitiv për ne. Duket se ka progres nga të gjitha raportimet që janë bërë. Duket se cështja ka mbetur në mirëbesim në disa elementë. Opozita sa di unë nuk ka vendosur si kusht qeveri tranzitore. Shpresoj që të reflektohet sa më shpejt në këtë drejtim.”-shton Meta.

Ai komentoi dhe qëndrimin e ambasadorëve për të cilin tha se roli pozitiv është i mirëpritur gjithmonë.

“Ne nuk besoj se dikush ka ndonjë dyshim se supermaxhoranca aktuale nuk i ka votat e duhura për të bërë ndryshime të mira puna është se duhen qëllime të mira. Padyshim që sa më gjithëpërfshirës të jetë produkti aq më pozitive është për gjithë. Fakti që u shty kaq kohë reforma zgjedhore tregon mungesën e vullnetit. Duke qenë se vendi është në krizë funksionale përfshirë dhe Kuvendi që ka probleme me përcaktimet kushtetuese është e rëndësishme të shkohet sa më parë në zgjedhje të gjithëpranuara për t’i dhënë mundësi të gjithëve të votohen dhe verifikohen nga qytetarët. Më pas shumë çështje të ndryshme duhet të adresohen por duhet të jenë në institucionet e duhura. Kemi ngelur akoma me sa duket në detaje që kanë të bëjnë me numërimin dhe çështje që nuk duhet të ekzistonin. Roli pozitiv i ndërkombëtarëve ka qenë dhe është i mirëpritur gjithmonë.

Unë mendoj se të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së kanë të drejtën e tyre legjitime të shprehen për çdo cenim të marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit të nënshkruar gati një dekadë më parë.  Do ishte shumë mirë që çdo ambasador i BE-së sa herë ë shikonte një shkelje të MAS ta denonconte publikisht. Përpjekjet e tyre pozitive duhen vlerësuar, si të ambasadorit të BE, si të SHBA si ambasadorit europian dhe atlantik të Britanisë së Madhe”, deklaroi Meta.

Në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim se “topi është në anën e opozitës”, Meta tha se i ka thënë Bashës se opozita e bashkuar duhet të shkojë në tryezën e Reformës Zgjedhore me kërkesa realiste , për të ngjallur sa më shumë besim tek qytetarët.

Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: gjithçka për konsensus. Mesazhi tjetër ka qenë që të mos paraqesin listë dëshirash, por të qëndrojnë qartë në elementë bazikë, për të cilat do të kenë mbështetje edhe të partnerëve ndërkombëtarë. Mesazhi i fundit për sot është se qasja e re e metodologjisë së zgjerimit të BE pas propozimit francez e rrezikon jo vetëm perspektivën e integrimit të vendit, por edhe mund të bëjmë hapa pas.

Mund të humbasim edhe cfarë kemi arritur. Bëj thirrje që të jo vetëm mos të humbim drejt rrugës europiane, por edhe të fitojmë më shumë. kam pasur vetëm një telefonatë me zotin Basha. Mesazhi im ka qenë që opozita t’ju japë besim qytetarëve shqiptarë.”-tha Meta.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME