HomePolitikë

Reforma Zgjedhore/ Meta: Uroj t’i qëndrojnë marrëveshjes

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se nuk paragjykon asnjërën palë sa i përket reformës zgjedhore dhe parashikimeve se çfarë mund të ndodhë. Ai tha se uron që palët t’i qëndrojnë marrëveshjes pasi jemi në një situatë kritike dhe foli për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Qëndrimet e presidentit në të gjitha variantet i kam bërë të qarta prej kohësh dhe nuk dëshiroj të paragjykoj se çfarë do të bëjë njëra palë dhe çfarë do të bëjë tjetra. Unë uroj që palët t’i qëndrojnë marrëveshjes që kanë nënshkruar, e cila padyshim mund të lërë mjaft për të dëshiruar në përmbajtjen e saj por ne e dimë që jemi në një situatë kritike të një mosbesimi të thellë dhe të problemeve serioze të legjitimitetit të institucioneve, në radhë të parë edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë por është koha për të kuptuar seriozisht të gjitha këto shqetësime që vijnë nga partnerët tanë europianë, të cilët kanë bërë përpjekjet më të mëdha për ta lënë derën hapur për Shqipërinë por në rast se dera do të mbyllet gjitha shqiptarët besoj do ta kenë të qartë se kush e ka përgjegjësinë për këtë çështje. Unë shpresoj që të ketë reflektim të shpejtë dhe të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sepse nuk mjafton vetëm reforma por ka dhe shumë elementë të tjerë dhe është e sigurt që zgjedhjet e ardhshme do të jenë në monitorim tepër të rreptë nga faktori ndërkombëtar, pra nuk është thjesht një çështje formaliteti por është edhe e verifikimit në praktikë se si zhvillohen zgjedhjet. Se sa të drejta janë, sa të ndershme janë, se sa e barabartë është vota e qytetarëve shqiptarë dhe se si plotësohet ky kryekriter i kritereve të Kopenhagenit”, deklaroi Meta.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME