HomePolitikë

Reforma zgjedhore/ Opozita cakton mbledhjen e radhës

Nuk ka ende shenja afrimi mes maxhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore. Si maxhoranca dhe opozita vazhdojnë procesin pa njëra-tjetrën.

Opozita do të mbledh grupin e punës për reformën zgjedhore ditën e martë në mesditë.

Mësohet se në këtë mbledhje do të shqyrtohen propozimet e anëtarëve për çështjet që lidhen me fushatën dhe median.

Gjithashtu në mbledhjen e dytë të këtij grupi i punës, do të ketë raportim mbi platformën për adresimin e rekomandimeve të ODIHR që kanë të bëjnë me vullnetin politik.


TË NGJASHME