HomePolitikë

Reforma zgjedhore, palët bien dakord në 3 pika

Palët kanë janë dakordësuar për 3 nga pikat e diskutuara në mbledhjen e gjatë të Këshillit Politik të Reformës zgjedhore.

Bashkryetari i Reformës, Damian Gjiknuri, në një dalje për media tha se kemi rënë në konsesus për shkurtimin e periudhës zgjedhore, pranimin e kuotës gjinore ku një në tre kandidatë të jenë gra dhe financimin e fushatës.

“Ramë dakord për zvogëlimin e periudhës zgjedhore, përkatësisht në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor- 15 nëntor. Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë.

Ramë dakord edhe për parimin ekuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Nisur nga ky parim duhet të shihet si të eliminohen disa shqetësime.

Ramë dakord që të kemi dhe financimin miks, pra financim nga qeveria, dhe pjesa tjetër nga donacionet, por duke e ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore. Kapitulli i financimit të fgushatës ka marrë dakordësim.

Vendosëm që mbledhjen e ardhshme ta kemi ditën e enjte, ku do të trajtojmë disa çështje të tjera. Këto ishin rezultatet e kësaj mbledhjeje dhe jam i kënaqur se kemi bërë disa hapa”, tha Gjiknuri.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME