HomePolitikë

Reforma Zgjedhore, Shehi: Opozita nuk ka ndërmend të largohet nga …

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi gjatë një interviste televizive, tha se opozita është e vendosur mos braktisë tryezën për Reformën Zgjedhore.

Lidhur me protestën për Teatrin Kombëtar, ai është shprehur se do opozita do të vijojë të mbështesë artistët.

Shehi shton se ambasada amerikane ka bërë një propozim të mirë për sistemin zgjedhor, atë proporcional rajonal me votim preferencial.

 “Na informoi për situatën e re, për këto problemet aktuale tani me tensionet politike. Pra si do vazhdohet pasi opozita është angazhuar për Reformën Zgjedhore. Basha e informoi se do vijojmë luftën politike për Teatrin. Ka një reagim moral por opozita nuk ka ndërmend të largohet nga pjesëmarrja politike për Reformën Zgjedhore. Sepse gjykojmë që mënyra për t’u alternuar në pushtet janë vota e lirë. Opozita ka dy linja paralele, protesta për Teatrin, dhe njëkohësisht edhe Kodi i Ri Zgjedhor.
Ne i qëndrojmë 5 pikave. Një kemi përzemër që të ketë qeveri tranzitore. Pra çdokush që është opozitë të ketë qetësi, pra një qeveri që të kujdeset për zgjedhjet.
Ne duhet ta shikojmë propozimin zyrtar të SHBA. është e rëndësishme, ja vlen serioziteti maksimal ndërkohë edhe Basha e tha që nuk kemi pretendim për sistemin. Le të hedhin në tavolinë dhe SHBA ka bërë propozim të mirë. Duhet të shohim diçka, një dokument zyrtar i paraqitur. Ne kemi shumë të dëshirë dhe t’ja çojmë Këshillit Politik. Me ç’do sistem po s’pati garanci që nuk fut duart Rama me kriminelë, çfarë sistemi mund të na mbrojë ne nga dhuna e 2017, me Durrësin e SHijakun dosjet.
Ne do mbështestim çdo protestë kundër këtij regjimi. Janë të gjithë aleatët tonë, artistë, intelektualë, biznesmenë, sindikatat. çdo organizatë që janë për një Shqipëri më të mirë. Do vijojmë ta mbështesim aleancën për teatrin.”-
 ta Shehi.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME