HomeSociale

Reforma Zgjedhore, Soreca: Këshilli Politik duhet të rinisë punën

soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, foli për Reformën Zgjedhore, ku shtoi se Këshilli Politik duhet të rifillojë punën ndër-partiake pasi është thelbësore që reforma të mbështetet nga të gjithë aktorët politikë.

“Është thelbësore që Këshilli Politik të rinisë punën për Reformën Zgjedhore edhe në këto kohë të vështira të shkaktuara nga pandemia e Covid-19. E rëndësishme që reforma të mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë të Shqipërisë për të përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli i Europës”, shkuan Soreca në Twitter.

Pas përfundimit të mbledhjes ditën e sotme, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi se do i kërkojë zyrtarisht opozitës që Këshilli Politik të rifillojë javës tjetër.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME