HomePolitikë

Reformën Zgjedhore, 3 propozimet konkrete të opozitës

Janë mbledhur sot në një trezë të përbashkët përfaqësuesit e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Opozita ka shkuar me tre propozime konkrete lidhur me financimin e partive, kuotat gjinore dhe periudhën zgjedhore.

Opozita propozon që financimi nga privati të jetë sa gjysma e financimit nga shteti. Ligji shton mekanizmat shtetërorë e kontrollit të shpenzimeve në fushatë, me qëllim eleminimin e përdorimit të parave të pista në zgjedhje.

Sa i përket kuotave gjinore, opozita kërkon që 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua, dhe që partitë apo koalicionet të kenë aq kandidatë sa numri i mandateve në qark.

Opozita kërkoi edhe shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë, nga 3 muaj në 1 muaj. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME