HomeSociale

Refugjatët kërkojnë azil në Shqipëri

INSTAT bën të ditur se janë mbi 300 persona që kanë kërkuar azil në Shqipëri vetëm gjatë vitit 2017.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave, në vitin 2017 rezultojnë 309 azilkërkues në Shqipëri me një rritje prej 28,8% krahasuar me vitin 2016.

Azilkërkuesit janë kryesisht nga Siria, Algjeria dhe Afganistani. Sipas të dhënave zyrtare numri i azilkërkuesve meshkuj në 2017, është rritur krahasuar me vitin 2016 ndërsa numri i azilkërkuesve femra në 2017, ka rënë. Sipas të dhënave të INSTAT autoritetet shqiptare kanë evidentuar edhe 1.049 të huaj të parregullt gjatë vitit 2017, kryesisht nga Siria, Algjeria dhe Libani me një rritje 14,6% krahasuar me vitin 2016.

Pjesa dërrmues e të huajve të parregullt, sipas burimeve kufitare shqiptare, hyjnë nga kufiri grek në territorin shqiptar në zonën juglindore dhe jugore/tiranapost.al


TË NGJASHME