HomeLajme

Refuzoi të largohej nga banesa tek Petro Nini, pezullohet nga puna efektivja e forcave “Shqiponja”

Është pezulluar nga detyra efektivja e policisë Blerta Dervishi, që banon tek banesa pranë shkollës “Petro Nini“. Mësohet se drejtuesit e policisë Tiranë i kanë komunikuar asaj gojarisht vendimin e pezullimit për shkak se ka penguar punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës.

Dervishi dhe banorët e tjerë të banesës nuk kanë pranuar të dalin nga banesa duke shkaktuar kështu përplasj të forta me përmbaruesit.Blerta Dervishi ishte punonjëse e policisë pranë Repartit “Shqiponja” në Policinë e Tiranës.


TË NGJASHME