HomeSociale

Refuzuan dekretin e Metës, merren në mbrojtje 4 anëtarët e KQZ

Merren në mbrojtje katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që vendosën me votë, pak ditë më parë, të refuzojnë dekretin e presidentit Meta, për anulimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve vendore.

Mësohet se kërkesa është bërë në Ministrinë e Brendshme nga vetë katër anëtarët e KQZ, e pas kësaj atyre u janë vënë në dispozicion truproja që i mbajnë nën mbikëqyrje.

Kështu në mbrojtje janë vënë nënkryertari Denar Biba, Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.

Ndërkohë, sot KQZ do të vijojë me mbledhjen e radhës, sipas rendit të punës në kuadër të procesit zgjedhor të 30 qershorit. Në mungesë të kryetarit Klement Zguri, që ishte për respektim të dekretit të Metës, mbledhjen e drejton Denar Biba.


TË NGJASHME