HomeLajme

Regjistruesi i ALUIZNI-t nën hetim

Regjistruesi pranë Aluiznit në Elbasan ndodhet në hetim pasi akuzohet për shpërdorim detyre. 

Në një njoftim nga Policia, bëhet me dije se dyshohet se shtetasi B. GJ. ka paraqitur dokumentacionin e falsifikuar për legalizimin e banesës së tij, ndërsa regjistruesi M.T. ka legalizuar këtë banesë në kundërshtim me ligjin.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M. T., 46 vjeç, me detyrë regjistrues pranë Aluiznit, Elbasan, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

B. Gj., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Procedimi i tyre filloi pasi dyshohet se shtetasi B. GJ. ka paraqitur dokumentacionin e falsifikuar për legalizimin e banesës së tij, ndërsa shtetasi M.T. ka legalizuar këtë banesë në kundërshtim me ligjin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME