HomeSport

Reja firmos kontratën, zyrtarisht trajner i Kombëtares

Presidenti i Feredatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri të kombëtares italianin Edoardo Reja.

Teksa ka firmosur dhe kontratën, Reja ka dhënë prononcimin e parë për mediat, i cili tha se kontrata e tij do të jetë deri në nëntor.

Uroj të shkojë gjithçka mirë, edhe pse me shtypin është pak e vështirë, por unë jam i disponueshëm të kem marrëdhënie të mira. Dua të falënderoj presidentin Duka, i cili besoi tek unë. Kemi folur bashkë edhe pas ndeshjes me Turqinë, ku unë isha për të parë lojtarë të ndryshëm. Nuk ishte një ndeshje e mirë, skuadra pati vështirësi. Folëm sërish me presidentin Duka dhe arritëm akordin.

Kontrata ime është deri në nëntor. Të mbarojmë këtë fazë të parë dhe më pas të shohim se si do të vazhdojmë. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë.”
, është shprehur trajneri Reja.


TË NGJASHME