HomeLifestyle

“Reja” në festë

Këngë, valle, kurse kërcimi, kurse arti, teatër, të gjitha këto, por jo vetëm kaq, do t`i shijosh mu në mes të Tiranës pa e futur fare dorën në xhep. “Cloud Fest” do të rinisë për të dytën herë për 2-vjetorin e Resë. Fillon më 18 Maj, në orën 20:00, pra nesër dhe përfundon në datën 27 Maj.

Fiks 10 ditë argëtim që nuk do mundet ta ndërpresë as shiu, sepse nëse natyra do bëjë surpriza të pakëndshme, atëherë festa do zhvendoset në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli.

Mbrëmje të këndshme /tiranapost.al


TË NGJASHME