HomeSociale

Rekord infektimesh me Covid në Tiranë, këto janë 5 zonat më të rrezíkuara

Që pas festave të fundvitit vendi ynë po përballet me shifra rekord të të infektuarish me Covid dhe variantet e tij, Delta e Omicron.
Vetëm ditën e djeshme në Tiranë janë regjistruar 1120 raste të reja me të infektuar, teksa varianti Omicron po përhapet me shpejtësi të madhe në Shqipëri.

Por cilat janë zonat më të rrezíkshme në Tiranë? Epidimologu Rexhep Muja tha:
“Zonat më të rrezíkuara janë Astiri, Blloku, Kamza, Lapraka dhe Kinostudio.
Rastet më të shumta të infektimeve po konfirmohen në vatrat familjare apo institucione shtetërore, pasi kontaktet e shumta dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në mjedise të mbyllura e rrit mundësinë e transmetimit të virusit.”
Në 24 orët e fundit në gjithë territorin janë shënuar 2170 raste të reja me Covid.


TË NGJASHME