HomeLajmi i Fundit

Rektori i UT kundërshton: Vaksinimi i studentëve nuk ka pse të jetë me detyrim

Rektori i Universitetit të Tiranës ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë dhe Komitetit Teknik sa i takon vaksinimit të detyruar të studentëve, ku ai shprehet se nuk është i nevojshëm për këta të fundit (studentët).

Por pavarësisht kësaj Artan Hoxha ka nxitur si studentët po ashtu edhe pedagogët që të vaksinohen si dhe pohon se 75% e pedagogëve janë vaksinuar tashmë. Sakaq ai shprehet se ende nuk është përcaktuar se si do të veprohet me vijimësinë e vitit të ri akademik.

“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, ka thënë Hoxha.


TË NGJASHME