HomeShowbiz

Renato Mekolli i propozon për martesë, ja kush është fatlumja që i ka vjedhur zemrën (FOTO)

Renato Mekolli, është sot një ndër shefat më të mirë të kuzhinës, në Shqipëri por jo vetëm. Ai u largua nga qyteti i Fierit, në moshën 10-vjeçare drejt Athinës në Greqi. Aty e nisi punën e tij, si një ndihmës në kuzhinë, për t’u kthyer më pas në një nga shefat më të sukseshëm.

Vitet e fundit, ai është rikthyer në Shqipëri, për të drejtuar disa emisione televizive me bazë kryesore gastronominë. Po ashtu ka botuar edhe libra me receta të ndryshme gatimi.

Çifti po kalon disa ditë pushime në Los Angeles, California, ku festuan edhe ditëlindjen e 38-të Renatos.

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli duket se i ka dhënë fund beqarisë! Ditën e sotme, Renato ka treguar se ka bërë një hap të madh, duke e çuar lidhjen e tij në një tjetër nivel. Ai ka postuar një foto në Instagram duke i propozuar të dashurës për martesë.

Edhe pse në një lidhje dashurie prej disa kohësh, Renato Mekolli vendosi që ta mbante jetën e tij private larg vëmendjes. Por, emri dhe portreti i vajzës që i ka vjedhur zemrën vazhdon të jetë sekret. Edhe në këtë foto, ai ka shfaqur vetëm një pjesë të fytyrës së saj, e cila me duart në fytyrë, e befasuar, duket shumë e lumtur.

Urimet më të përzemërta për Renaton!


TË NGJASHME