HomeSport

Renditja e FIFA-s, ky është pozicioni i Shqipërisë dhe Kosovës

Tre ndeshje pa fitore, 1 humbje dhe 2 barazime, mbi të gjitha pa shënuar asnjë gol, kanë pasur efekt jo vetëm në grupin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve por dhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Kuqezinjtë zbresin sërish me tre pozicione duke u renditur në vendin e 69-të me 1345 pikë.

Shqiperia

Me të drejtë Duka por dhe opinioni sportiv presin më shumë nga Shqipëria në këtë grup pasi dukshëm, edhe në renditjen e FIFA-s ka një diferencë të madhe me tre ekipet e tjera. Bjellorusia renditet ne vendin e 90-të, ka humbur tre pozicione, Kazakistani në vendin e 119-të, ka humbur një pozicion ndërsa Lituania renditet në vendin e 130, e vetmja skuadër në grup që ka fituar një pozicion.

Kosova

Vijon të humbas terren në renditjen e FIFA-s edhe Kosova. Dardanët pozicionohet tashmë në vendin e 117-të. Nuk ka asnjë ndryshim në pesë ekipet e para, renditja kryesohet nga Belgjika e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.


TË NGJASHME