HomeSport

Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret tre pozicione

Humbja me Izraelin, pavarësisht lojës së mirë, për Ligën e Kombeve, ka sjellë për pasojë rënien me 3 pozicione të Shqipërisë në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, duke u renditur tashmë në vendin e 60, me 1372 pikë.

Kosova, nga ana tjetër, pas paraqitjeve pozitive në ligën e fundit të turneut të Ligës së Kombeve ngjitet me një pozicion, duke u renditur në vendin e 137.

Një muaj më parë, Belgjika u bë bashkëkryesuese e kësaj renditjeje me Francën, duke shënuar edhe një rekord për FIFA-n, pasi ishte hera e parë që ndodhte.

Dhjetëshja e parë e renditjes plotësohet nga Brazili, Kroacia, Anglia, Uruguaji, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka. Gjermania ndërkohë vijon rënien e lirë, teksa e sheh veten në pozicionin e 14, duke humbur dy nga muaji i kaluar dhe duke parë pas vetes Holandën, me të cilën pësoi humbjen më të thellë në histori.


TË NGJASHME