HomeSport

Renditja e FIFA/ Shqipëria nuk ndryshon pozicion, Kosova “ylli” në rritje

Edhe pse Kombëtarja arriti një fitore me rezultat të thellë kundër Islandës, kjo gjë nuk ka ndikuar në renditjen e përgjithshme të FIFA. Kuqezinjtë, vazhdojnë të renditen në vendin 64-ët me 1372 pikë.

Në renditjen e publikuar nga FIFA, kundërshtarët e Shqipërisë, kanë pësuar ndryshime në renditje. Kështu pra Islanda ka humbur 5 pozicione dhe renditen në vendin e 41, kurse ndryshe është situata për Turqinë dhe Francën, të cilat kanë fituar nga një pozicion dhe renditen përkatësisht në vendin e 36-të dhe në vendin e 2-të.

Kjo paraqitje e Kombëtares së Kosovës nuk ka kaluar në heshtje teksa FIFA ka vendosur të publikojë lajmin pikërisht duke iu referuar rrugëtimit fantastik të Kosovës e cila njeh vetëm rritje në renditjen e FIFA-s.

Vendi i parë mbetet i Belgjikës, kurse vëmendje të madhe ka marrë ekipi Kombëtar i Kosovës. ‘Dardanët’, kanë fituar një tjetër pozicion, duke u renditur në vendin e 119-të.


TË NGJASHME