HomeSport

Renditja e FIFA, Shqipëria vazhdon në të njëjtin pozicion

Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicione në renditjen mujore të përpiluar nga FIFA.

Kuqezinjtë e Edy Rejas e shohin veten edhe këtë radhë në vendin e 66 me 1356 pikë, ashtu sikurse edhe në muajin e kaluar. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur ndeshje që skuadrave përfaqësuese kështu që edhe ndryshime në klasifikim nuk kishte.

Përsa i përket skuadrës së përfaqësuese të Kosovës që në shumë pak kohë ka ngjitur shumë shkallë në renditjen e FIFA, për këtë  muaj ashti sikurse edhe atë të kaluar, renditet në vendin e 115 me 1174 pikë. Sa u përket vendeve të para në renditjen e FIFA, Belgjika vazhdon të ruajë kryesimin e ndjekur nga Franca kampione e botës në vendin e dytë dhe kampionët e Amerikës Latine të Brazilit në të tretin.


TË NGJASHME