HomeSociale

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Tiranë. Policia jep detaje

Një aksident me përmasa tragjike ka ndodhur mbrëmjen që lamë pas në Tiranë, duke u marrë jetën katër personave.

Viktimat janë babai, nëna dhe dy fëmijët e tyre, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit.

Aksidenti ka ndodhur kur makina me të cilën udhëtonte familja me pesë persona brenda ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore.

Përplasja ka qenë kaq e fortë sa i marrë jetën katër personave në bord, ndërsa drejtuesi i mjetit ka përfunduar në spital.

Njoftimi i policisë: 

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin  A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh.B., ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


TË NGJASHME