HomeLajmi i Fundit

RENEA, FNSH dhe Forcat Operacionale “zbarkojnë” në Vlorë. Çfarë po ndodh

LAJMI-I-FUNDIT-1

Një operacion ka nisur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës dhe në Lushnje dhe të dhënat paraprake flasin për një aksion për arrestimin e atentatorit të dytë ndaj prokurorit Arian Ndoji dhe dy personave që e shoqëronin.

Operacioni po zhvillohet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ato RENEA si dhe Forcat e Posaçme Operacionale, që kanë shkuar nga Tirana duke mënjanuar plotësisht policinë lokale.

Për ngjarjen e rëndë të pasdites së të premtes së 1 nëntorit, është arrestuar Redjan Rraja, si i dyshuari kryesor për atentatin që la pas dy të plagosur dhe një të vdekur. Andi Maloku humbi jetën sot pas gjashtë ditësh në spital.