HomeLajmi i Fundit

RENEA me helikopterë drejt Pukës, zbret nga mali me litar, kapen parcelat plot kánabis

Polícia e Shtetit ka vijuar kontrollet dhe operacíonet për parandalimin, evidentimin dhe godítjen e veprimtarisë krimínale në fushën e kultívimit të bímëve narkotíke.

Finalizohet operacíoni polícor antídrogë i koduar “Qafa e Helmít”, i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Polícisë së Shtetit.

Operacíoni në një terren shumë të vështirë në zonën e Gjegjanit të rrethit Pukë.

Në operacíon morën pjesë Drejtoria Hetímore në Departamentin e Polícisë Kríminale, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacíonale në Polícinë e Shtetit, FNSH dhe DVP Shkodër.

Për gjetjen e vendit të kultívimit forcat speciale RENEA kanë kryer disa orë kontrolle në një zonë malore.

Në vijim të kontrolleve dhe të godítjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kríminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotíkëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Qafa e Helmít”, në zonën e fshatit Shkozë, Njësia administrative Gjegjan, Pukë, Shkodër, kishte të kultívuara bímë narkotíke cannabís satíva dhe fidanë narkotíkë në tokë dhe në kubikë, është organizuar operacioni polícor i koduar “Qafa e Helmít”.

Pas disa orësh monitorim me helikopter u bë i mundur identifikimi i vendit ku ishin kultívuar bimët narkotíke cannabís satíva, një terren malor i thepisur dhe i pyllëzuar, çka ka vënë në vështirësi dhe rrezik jetën e forcave speciale RENEA, të cilët kanë zbritur me litar nën një zonë mes shkurreve për të shkuar ne vendin ku ishin kultívuar bimët narkotíke në tokë dhe në kubikë.

Nga grupi hetímor vijojnë veprimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e personave të përshirë në këtë veprimtari kríminale, si dhe për të vërtetuar nëse ka pasur implikim ose jo nga ana e inspektorëve të Polícisë së zonës, pavarësisht terrenit malor të vështirë.


TË NGJASHME