HomeShowbiz

Reperi dhe Adrola Dushi kapen “mat” në aeroport, reagon Capital T (foto)

Reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi ka kohë që komentohen në media rozë për një lidhje romantike mes tyre, raporton Gazeta Sinjali. Asnjëri nga të dyja palët nuk ka pranuar se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi. Mirëpo, së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku dyshja shfaqen së bashku në aeroport. Megjithatë, vëmendje më të madhe ka tërhequr komenti i vetë Capos, i cili në këtë mënyrë ka reaguar edhe për lidhjen e tyre.

“Kur t’fejohna pernime ma boni perhajr, kjo foto u postu nga stafi im cilt e menaxhojn faqen time ju faleminderit”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë që Adrola e ftuar pak ditë më parë në “Më lër të flas”, e pyetur nëse është e lidhur, u përgjigj se është shumë e lumtur.


TË NGJASHME