HomeShowbiz

Reperi Diddy në lidhje romantike me ish-in e të birit !?

Prej kohësh në media ka bërë bujë një lajm ku thuhet se reperi i njohur, Diddy është në një marrëdhënie me ish të dashurën e të birit.

Reperi i famshëm amerikan P Diddi dhe vajza 22 vjeçare e komedianit Steve Harvey, janë parë bashkë në New York City të mërkurën mbrëma dhe kësaj here, kishin përshtatur edhe veshjet duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit për një romancë dashurie.

Diddy dhe Lori Harvey po sorollateshin bashkë në lagjen SoHo rreth mesnatës, ndërsa bukuroshja ishte shumë e buzëqeshur ndërsa 49 vjeçari Diddy po i qëndronte pas.

Kjo histori ka ngjallur shumë komente në media dhe njerëzit kanë nisur të tallen.

Dikush shprehet se Lori la Justin si të dashur për t’u bërë njerka e tij.

Kujtojmë se Diddy është baba i tre fëmijëve dhe bashkëshortja e tij ndërroi jetë në janar të këtij viti.


TË NGJASHME