HomeShowbiz

Reperi fshihet nën maskën rrëqethëse, fansat shpérthejnë me aludime në rrjet

Kanye West, i cili tashmë zyrtarisht quhet Ye, është fotografuar në Venecia, Itali, ndërsa divorci me Kim Kardashian është drejt fundit.

Reperi 44 vjeçar ka tmérruar fansat me veshjen e tij të markës “Balenciaga”, të kompletuar me një maskë të plotë në fytyrë.

Kanye kishte mbuluar komplet kokën e tij me një maskë ngjyrë të hapur dhe mbajtja e saj nga reperi ka bërë që fansat të hedhin aludime se ai ka ndonjë problem psikologjik ose fizik.

Megjithatë mbulimi i fytyrës me maska me sa duket është një trend i preferuar nga çifit tashmë i ndarë, pasi edhe daljet e fundit publike të Kim Kardashian kanë qenë me maskë komplet të zezë.

Kujtojmë që sipas dokumentave të fundit të gjykatës këtë të martë, Kim ka fituar shtëpinë 60 milion dollarëshë që çifti kishte në LA.


TË NGJASHME