HomeShowbiz

Reperi Getinjo dy fjalë për Donaldin/ ”Ti nuk fiton vota, ti fiton zemra!”

Donald Veshaj pikturoi portretin e Adem Jasharit, ditën e djeshme, me rastin e 14- vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ky gjest i aktorit u prit me entuziazëm nga fansat e tij kosovarë. Por, nuk munguan edhe kritikat, se e ka bërë këtë gjest për të fituar vota nga publiku.

Përpos fansave,e ka mbështetur Donaldin edhe  reperi i njohur Getinjo, i cili ka shprehur se Donaldi është shpirt artisti. Mes të tjerash, Getinjo i ka uruar dhe fitoren.

“Respekte vëlla! Njerëzit munden të mendojnë që e ke bërë këtë kryevepër për të fituar vota, por gabojnë sepse unë e di që ti e ke bërë këtë gjë sepse je artist në shpirt dhe e ke ndjerë. Ti nuk fiton vota, ti fiton zemra! Ti e meriton fitoren, jo vetëm për këtë gjest, por e meriton sepse je Donaldi, ka shkruar reperi.


TË NGJASHME