HomeShowbiz

Reperi i njohur, baba për herë të dytë

Chris Brown dhe ish-e dashura e tij Ammika Harris janë bërë prindër të një djali të vogël.

Fëmija lindi të mërkurën, dhe këngëtari 30-vjeçar ka festuar lajmin e bukur duke postuar një foto me datën – 11-20-19 – në Instagram.

Babai krenar ndau gjithashtu një fotografi të vetes duke buzëqeshur me diçka që nuk dukej në foto, dhe një imazh të vetes i veshur me kapuç me fjalën “Born” të qëndisur në të.

Modelja Harris, 26 vjeç, ndau lajmin në Instagramin e saj me një emoji zemre dhe fjalët:

“U dashurova kur të pashë për herë të parë”.

Ky është fëmija i dytë për Brown, i cili ka një vajzë 5-vjeçare, që quhet Royalty, me ish-in Nia Guzman.

Lajmi për shtatzëninë u zbulua në fillim të kësaj vere në një koment në Instagram të postuar nga faqja No Guidance Brown.

Edhe pse lajmet për shtatzëninë e Harris dolën në qershor, lajmi po përflitej nga fansat që në maj.


TË NGJASHME