HomeShowbiz

Reperi S4MM i fiksuar pas Ronelës, flet për herë të parë këngëtarja

Muaj më parë reperi S4MM shprehu hapur pëlqimin ndaj këngëtares Ronela Hajati. Ai publikoi një foto të Ronelës në instagram, teksa shkruante “Uffff”, duke e shoqëruar edhe me disa emoji.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “N’drrim i natës”, Ronela foli rreth kësaj çështjeje. Ajo rrëfeu se i kishte pëlqyer kjo vëmendje nga ana e reperit.

“Sam nga Tetova të ka fiksim , madje ka publikuar një foto tënden në instagramin e tij, atë ka shkruar ndonjëherë”, ishte pyetja e moderatorit.

“Po mirë kush e di i kam ik tani si fiksim. Jo, jo s’më ka shkruar, nuk e njoh fare personalisht se kështu si artist e njoh. Po shumë mirë u shtofshin, ça të them unë.”, ka thënë Ronela.

“Po mirë atë vjen mirë apo të pengon kjo gjë”, ka vijuar më tej moderatori.

“Po po më vjen mirë, ooo si s’më vjen.”, ka shtuar Ronela.




TË NGJASHME