HomeShowbiz

Reperi shqiptar arratiset në Romë për të shijuar romancën e re

Reperi Cozman duket se ka lënë pas çdo gjë për t’u hedhur në një lidhje të re, të cilën si duket po e shijon në një nga vendet më romantike në Europë, Romë. Ai ka publikuar një foto nën shoqërinë e një vajze teksa drekojnë në kryeqytetin italian.

I kujdesur për të mos zbuluar fytyrën e partneres, ajo që vërehet nga fotoja e Cozman është një vajzë elegante dhe bjonde.

Herën e fundit kur reperi është përfolur për anën sentimentale ka qenë viti 2013 kur ishte në lidhje me këngëtaren Tuna me të cilën edhe krijoi hitin “Fenix”.


TË NGJASHME