HomeShowbiz

Reperi shqiptar i jep fund lidhjes romantike krejt papritur

Një lidhje dashurie surprizë me një brune seksi, që u konfirmua nga reperi Cozman pak kohë më parë i surprizoi të gjithë. Vajza e quajtur Fjolla, që është partnerja e reperit, postoi një foto me Cozman dhe ky i fundit e ripostoi atë në llogarinë e tij.

Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën.

Gjërat mes tyre duket se u bënë serioze dhe lidhja është konsoliduar aq sa ata të dy pushuan me të afërmit e njëri-tjetrit gjatë këtij muaji.

Por vihet re se Cozman dhe Fjolla nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Ata gjithashtu i kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin në Instagram.


Nuk dihet se ç’ka ndodhur, por çifti dukeshin shumë të dashuruar madje Cozman zbuloi se Fjolla kuron imazhin e tij në videoklipe. Ai dikur postoi një foto në Instagram nnga prapaskenat e videoklipit “Amore” dhe Fjolla është kujdesur për grimin e reperit.


TË NGJASHME