HomeShowbiz

Reperi shqiptar : “Kemi ardhur nga asgjë dhe duam gjithçka”

Gashi po triumfon në tregun ndërkombëtar me hitet e tij dhe së fundmi po bëhet shumë i suksesshëm për shkak të bashkëpunimit me French Montana dhe Dj Snake.  Ai është një nga reperët më të famshëm shqiptarë në mbarë botën dhe gjithmonë e ka treguar me krenari prejardhjen shqiptare.

Në intervistën e tij në kanalin MTV (emisioni i moderatorit Sway), reperi shqiptar ka folur për shqiptarët dhe prejardhjen e tij.

Ai ne emision u pyet nese ndihet krenar se është shqiptar dhe për artistët e famshëm shqiptarë si Rita Ora, Dua Lipa, Action Bronson, Bebe Rexha dhe suksesin e tyre, Gashi tha: “Jam shumë i lumtur për njerëzit e mi. Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenar që të gjithë jemi bërë kaq të mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”.

Gjithashtu dhe ne jemi krenarë për Gashin dhe të gjithë artistët shqiptarë që po ngrenë lart emrin e vendit tonë duke mos harruar origjinën e tyre.


TË NGJASHME