HomeSociale

Reshje shiu gjatë javës dhe në fundjavë

reshje-shiu

Kjo javë nuk duket premtuese sa i takon motit. Duke nisur nga pasditja e kësaj të marte do të kemi kushte të paqëndrueshme të motit në territor, njofton Meteoalb.

Reshjet e shiut do të jenë prezente jo vetëm gjatë javës por edhe në fundjavë.

Por temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë luhatje duke bërë që vlerat ekstremale të luhaten nga 5-6°C mëngjesi deri në 24-25°C mesdita.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me reshje shiu të pakta në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me larësi vale0,5 –1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 5/19°C

Zonat e ulëta 6/23°C

Zonat bregdetare 9/22°C


TË NGJASHME